Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti.
Ajo ka kritikuar këtë të fundit për qasjen ndaj luftës me pandeminë, duke e akuzuar për keqmenaxhim, përcjell GazetaBlic.
Madje, ajo u tha që të punojnë maksimalisht, sepse ashtu siç nuk i kemi dy jetë, nuk do të ketë as rast të dytë për qeveritarët aktualë.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Në më tepër se 1 vit nga përballja me pandeminë Covid-19, vendi ynë në javët e fundit është duke u përballur me një situatë kritike dhe alarmante, 18 jetë të humbura vetëm në 24 orët e fundit dhe mbi 2200 qytetarë të infektuar me virus, si rezultat i keqmenaxhimit, dështimit dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti.
Si pasojë e sjelljes indiferente të kësaj qeverie në raport me pandeminë, Kosova tani është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja të infektimit në 100 mijë banorë. Situatë shqetësuese dhe e frikshme.
z. Kurti, aktualisht nuk ka asgjë me të rëndësishme sesa jeta e qytetarëve tanë, statistikat e fundit nuk janë thjeshtë numra, ato janë jetërat e bashkëvendasve e familjarëve tanë, veproni me urgjencë ose lëshoni rrugë, nëse nuk jeni të aftë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Nuk kemi kohë për të humbur më shumë, çdo minut i mosveprimit tuaj është duke rrezikuar shëndetin e mbarë qytetarëve. Është absurde që ministri Vitia të fokusohet në garën zgjedhore për Prishtinën, derisa karriera e tij është duke u përcjellur me dështimet me të mëdha në menaxhim të pandemisë.
Veproni e angazhohuni për çka jeni të thirrur sepse askush nuk ka një jetë të dytë, ngjashëm siç nuk do të ketë një rast të dytë më për ju.
Dështim Kurti!
/GazetaBlic/