Kandidatia e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump, raporton GazetaBlic.
Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për aleancën e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Krasniqi theksoi se SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri më i madh i Kosovës, duke qëndruar krah nesh në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit.
Ajo e mbylli mesazhin me urimin për popullin amerikan: “Zoti e bekoftë popullin amerikan!”