Lajme

Rrezarta Krasniqi nuk kandidon për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit

05/12/2026 17:49
nga:Genita C

Rrezarta Krasniqi ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e garës për deputete në zgjedhjet e ardhshme, raporton GazetaBlic.

Përmes një reagimi në Facebook ajo ka falënderuar strukturat e Lidhja Demokratike e Kosovës për mbështetjen dhe besimin ndër vite, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin si nënkryetare e degës në Vushtrri për forcimin e partisë dhe fitoren e saj më 7 qershor.

Krasniqi ka theksuar se përkushtimi i saj ndaj LDK-së mbetet i palëkundur, duke e cilësuar partinë si “esenciale për shtetin e Kosovës”.