Ish-deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se dëmi më i madh për vendin nuk është një kompani private si Devolli, por “mendësia e sekretarit të VV-së”, raporton GazetaBlic.
Ajo kritikoi VV-në për sulmet ndaj kompanive vendore dhe bëri thirrje që, përkundër fokusimit te Devollët, të “bojkotonin” mbrojtjen e personave si Nagipi, Martini, Ridvani, dhe të tjerë, që, sipas saj, kanë abuzuar me milionat e buxhetit të shtetit.
Krasniqi e akuzoi VV-në për paaftësi dhe korrupsion, duke theksuar se miljonat e vjedhur nuk mund të mbulohen me sulme ndaj Devollëve.


