Lajme

Rrezarta Krasniqi: Bizneset vendore e mbajnë gjallë ekonominë dhe zhvillimin e vendit – LDK do t’i përkrahë

12/17/2025 21:17
nga:G B

Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, është pritur ngrohtë dhe me respekt në vizitat e saj te disa biznese, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se bizneset tona e mbajnë gjallë ekonominë dhe zhvillimin e vendit, andaj duhet përkrahur.

“LDK-ja do të angazhohet me të gjitha forcat për të sjellë investime të reja dhe ta rimëkëmbë ekonominë që për pesë vjet është shkatërruar. Ne e kemi me prioritet zhvillimin e Kosovës dhe forcimin e bizneseve”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Sot gjatë takimeve në Vushtrri, te bizneset Ciao Berto, Novolani dhe Loni Dekor, ku u pritëm ngrohtë dhe me respekt.

Bizneset tona e mbajnë gjallë ekonominë dhe zhvillimin e vendit, andaj duhet t’i përkrahim në forma konkrete dhe me program të qartë.

LDK-ja do të angazhohet me të gjitha forcat për të sjellë investime të reja dhe ta rimëkëmbë ekonominë që për pesë vjet është shkatërruar. Ne e kemi me prioritet zhvillimin e Kosovës dhe forcimin e bizneseve.