Një burrë në Bresalc të Gjilanit ka raportuar në Polici zhdukjen e një bashkëfshatri.
Sipas tij, i njëjti nuk është parë në fshat dhe as qytet për rreth tre muaj.
“Fsh. Bresalc, Gjilan 29.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëfshatari i tyre mashkull kosovar, prej rreth tre muajve nuk është parë në fshat dhe as qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.