Lajme

Rreth një orë vonesë, nuk nis seanca pasi mungojnë Kurti e Basha

10/26/2025 10:56
nga:G B

 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dalë jashtë sallës kryesore të Kuvendit, ku pas pak, pritet që ai ta prezantojë për votim përbërjen e qeverisë së re.

Ndonëse shkoi aty me vonesë, ai doli pas disa minutash.

Seanca e jashtëzakonshme që ishte thirrur për në orën 10:00, nuk ka nisur ende.

Aty mungon edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha – që duhet ta hapë seancën – si dhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.