Sporti

Rreth 8 mijë bileta të shitura për finalen Prishtina – Llapi

05/22/2025 18:52
nga:Mergim Rreci

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet sonte.

Në finale do të ballafaqohen Prishtina dhe Llapi, atje ku pritet spektakël i madh në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina vazhdon të jetë skuadra që ka fituar më së shumti këtë trofe, plot tetë herë nga 12 finale sa ishte pjesëmarrëse nga sezoni 1991/92, kurse Llapi e ka fituar dy herë këtë trofe.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se rreth 8 mijë bileta janë shitur për këtë takim, me atmosferën që pritet të jetë fantastike.