Lajme

Rreth 50 vjet kontribut në sport, Besim Hasani, nga suksesi në krye të KOK-ut drejt Kuvendit të Kosovës – pse zgjodhi PDK-në

12/25/2025 14:15
nga:G B

Besim Hasani, është kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit e Kosovë, me numrin 22 në listë.

Ai njihet për kontributin e tij gati 50 vjeçar në sport, teksa dihet suksesi i madh i tij si President i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, tregoi për vendimin për t’u bërë pjesë e PDK-së dhe garës për deputet.

Po pas një angazhimi pothuajse 50 vjeçar në sport, si sportist, trajner, refer ndërkombëtar pastaj edhe si lider i sportit, në vitin 2021 u mbajtën zgjedhjet të cilat i humba pas 6 palë zgjedhjeve që i kisha fituar dhe pak mbeta anash dhe isha mësuar gjatë angazhimit tim si lider në komunitetin olimpik të Kosovës që të punojmë çdo ditë ndoshta nga 12 deri në 16 orë, edhe të shtunave, të dielave dhe festave dhe përnjëherë ishte një ndryshim i ritmit të jetës por mbi të gjitha e ndjeja një zbrazëti të mos angazhimit tim, të mos ndarjes së asaj eksperiencës time lobuese të themi të diplomacisë sportive me nda me të tjerët. Pas një bisede që e kisha me ish kryetarin e PDK-së, pastaj edhe me kryetarin aktual Bedri Hamza, e mendova mirë, e mendova gjatë, u konsultova me familjen, me miq e shokë dhe përfundimisht vendosa që të angazhohem në Partinë Demokratike të Kosovës. Pas hyrjes e pash që ekziston një atmosferë jashtëzakonisht e mirë, më pritën mirë dhe premtuan se do ta kenë hapësirën time që krejt atë që e posedoj, eksperiencën dhe njohuritë e mia sidomos në menaxhimin strategjik të organizatave të ndryshme, të mundem ta shprehi lirshëm në mjediset e PDK-së”, ka thënë ai.

Lidhur me dallimin e sportit dhe politikët dhe reagimet e njerëzve për kandidimin e tij, Hasani thotë se është pritur mirë dhe do të angazhohet për realizimin e qëllimeve.

“Nuk e di a do të mundem të përgjigjem me shumë kompetencë, apo në mënyrë të saktë në këtë pyetje për arsye se është një kohë shumë e shkurtë, por nëse bazohemi në fushatë, reagimet janë shumë pozitive posaçërisht nga bota e sportit ata janë të bindur që arritjet që i kam pas në sport do të mundem të arrij edhe në pjesën politike, përkundër që unë i di dallimet që ekzistojnë. Ajo konsistenca ime që kur e qes para vete një qëllim shkoj me krejt forcën, me krejt angazhimin tim, me krejt dijen e kapacitetin për realizimin e atij qëllimi apo objektivi”, ka deklaruar Besim Hasani./Gazeta Blic/