Sporti

Rreth 4 mijë tifozë do ta mbështesin Bilbaon sonte në ‘Old Trafford’

05/08/2025 19:20
nga:Mergim Rreci

Sonte me fillim nga ora 21:00, Manchester United dhe Athletic Bilbao do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League.

Skuadra angleze vjen me epërsinë prej 3-0 nga takimi i parë dhe është favorite për të kaluar në finale, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, skuadra mysafire ka mbështetje masive nga tifozët sonte, me rreth 4 mijë të tillë që kanë udhëtuar në Manchester dhe do të synojë një përmbysje historike në ‘Teatrin e Ëndrrave’.

Ja pamjet – VIDEO.