Pas heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës, numri i atyre që udhëtojnë në vendet e zonës Shengen janë rritur, raporton Gazeta Blic.
Vetëm në tri ditët e para të janarit të këtij viti, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kanë udhëtuar gjithsej 31 mijë e 905 udhëtarë.
Ndërsa, në tri ditët e para të janarit të vitit 2023, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kanë udhëtuar gjithsej 20 mijë e 163 udhëtarë.
Viti 2023 nga Aeroporti është përmbyllur me mbi 3.4 milionë udhëtarë./Gazeta Blic/


