Sporti

Rreth 30 tifozë të arrestuar pas ndeshjes mes Eintracht Frankfurt dhe West Ham United

05/06/2022 12:13
nga:Mergim Rreci

Policia gjermane u detyrua të përdorte topa uji për të shpërndarë tifozët nga rrugët e Frankfurtit pasi Eintracht eliminoi West Hamin.

Sipas Daily Mail, kishte frikë se tifozët e Frankfurtit do të përpiqeshin të shkonin në stacionin e trenit ku tifozët e West Ham që udhëtuan pa biletë u mblodhën në një lokal për të parë ndeshjen: ishin rreth 2500, përcjell GazetaBlic Sport.

Rreth 30 tifozë u arrestuan, kurse kishte edhe shumë të lënduar.