Lajme

Rreth 3 orë pritjet për të dalë nga Kosova

08/29/2025 14:43
nga:N K

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se në pikën kufitare të Merdarës po pritet deri në 2 orë e 40 minuta.

Deri në gjysmë ore po pritet te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje.

Pikat tjera kufitare nuk kanë dhe fluks të shtuar të pritjeve.