Pasditja e së dielës së 23 qershorit në Kosovën u shndërrua në një kaos.
Reshjet e mëdha të shiut që nisën pas orës 18, ngritën në këmbë qytetarë, drejtori, zjarrfikës e këdo tjetër.
Rrugët e Prishtinës u përmbyten nga uji, kalimi i veturave nëpër to që i vështirë madje i pamundur, e me i pamundur ishte kalimi këmbë i tyre.
Institucionet thanë se u mobilizuan për të luftuar me forcën madhore, stuhinë e cila ishte paralajmëruar kohë më parë.
Ekipet ndihmëse u përpoqën që ta merrnin situatën nën kontroll, e cila megjithatë dukej zor e kontrollueshme.
Pamjet e xhiruara nga qytetarët tregonin faktin se shiut dhe rrebeshit nuk arriti ti shpëtoj asnjë lagje e Prishtinës.
Por ndër më të prekurat, sipas Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca ishin 9 zona të kryeqytetit.
Marrë parasysh shiun e pandërprerë dhe vërshimet që kapluan rrugët, as dëmet nuk kishin si të mos mungonin.
Më së shumti u dëmtuan bizneset dhe pronat private.
Madje Komuna e Prishtinës kishte publikuar edhe numrat emergjentë në të cilët qytetarët mund të telefonin për të kërkuar ndihmë.
Dhe zilja e telefonit kishte rënë rreth 100 herë në atë natë me shi.
Pas një të diele jo fort të qetë, e hëna gjeti biznese e prona që kishin nevojë ende për rikuperim.
Problem tashmë mese i zakonshëm për kryeqytetin, është edhe bllokimi i kanalizimeve.
Vërshimet nuk i përjetuan veç prishtinasit.
Ato ishin prezentë edhe në Pejë e Dragash.
Madje Dragashi përjetoi edhe dëme të mëdha në fshatrat Bresanë, Zaplluxhë, Kuk, Kullibeg, Blaç mirëpo jo vetëm.