Lajme

Rrëshqitjet e dheut nga shirat e dendur në Ugandë, marrin tetë jetë njerëzish

08/10/2024 18:46
nga:N K

Rrëshqitjet e dheut në një deponi në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, ka vrarë tetë persona, thanë autoritetet e qytetit të shtunën.

Incidenti ndodhi vonë të premten pas reshjeve të mëdha të shiut kur pjesë të deponisë u shembën, duke mbuluar disa shtëpi, raportuan mediat ugande.

Autoriteti i kryeqytetit të Kampala tha se personeli i qeverisë dhe i Kryqit të Kuq kishin shpëtuar 14 persona, dhe operacioni për shpëtimin e më shumë njerëzve po vazhdon ende.