Lajme

Rrëshqitje gurësh në Rugovë, punëtorët pa mjete për ta larguar gurin

01/06/2026 11:47
nga:G B

Qarkullimi i veturave është vështirësuar në një pjesë të rrugës në Rugovë si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.

Në fotot e publikuara nga vendi i ngjarjes ku shihen dy punëtorë teksa përpiqen ta thyejnë njërin nga gurët e mëdhenj për ta hequr.

Sidoqoftë, ata nuk kanë mjete të duhura për ta larguar gurin, gjë që e bën ndërhyrjen më të vështirë dhe vonon hapjen e rrugës për qarkullim normal të automjeteve.