Lajme

Rrëqebulli i Ballkanit kapet live në bjeshkët e Kosovës (Pamje)

06/22/2026 08:52
nga:L J

Dy fotografët e natyrës, Kujtim dhe Betim Çodari kanë kapur nga afërsia rrëqebullin ballkanik.

Fotografët s’e kanë zbuluar saktësisht zonën se ku është kapur kjo specie e rrallë nga frika se dikush mund ta dëmtojë atë.

Siç shihet nga pamja, kafsha kishte një dëmtim në këmbë dhe posa vëren kamerën fillon të ikë me vrap.