Komuna e Podujevës ka dhënë detaje për rrënimin e objektit afarist “Viva Fresh Store” në fshatin Shakovicë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Komuna ka konfirmuar se arsyeja e rrënimit është mungesa e lejes, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Njoftim lidhur me rrënimin e objektit afarist “Viva Fresh Store” në fshatin Shakovicë.
Sot më datën 10.09.2021, me asistencë të Policisë së Kosovës, inspektorati komunal ka ekzekutuar vendimin për rrënimin e objektit afarist “Viva Fresh Store”, i ndërtuar pa leje në fshatin Shakovicë.
Ky veprim është ndërmarr pasi paraprakisht janë kryer të gjitha procedurat konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, të aplikuara nga Inspektorati i Ndërtimit, lidhur me trajtimin e objekteve pa leje.
Lusim qytetarët që t’i respektojnë rregullat për ndërtim!
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
/GazetaBlic/