Lajme

Rrëmbimi i 3-vjeçarit në Durrës, arrestohet nga policia edhe gjyshja

04/20/2024 18:13
nga:Y I

Arrestohet Bahrije Gjuni, gjyshja e cila rrëmbeu nipin e saj vetëm 3 vjeç dhe e mbajti larg nga nëna për një javë.

Bahrije Gjuni është personi i tretë i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në dëshmi është shprehur se kanë marrë nipin sepse kanë dashur ta rrisin vetë.

3-vjeçari u rrëmbye një javë më parë nga gjyshërit e tij, Rexhep dhe Barie Gjuni (nga ana e babait). Rexhep Gjuni aktualisht ndodhet në paraburgim bashkë me vëllain e gruas së tij.

Kujtojmë se të premten, gjykata e Durrësit caktoi masën e arrestit në burg për gjyshin, 60 vjeç dhe kunatin e tij, të cilët akuzohen për veprën “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” . /abcnews.al