SPAK ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Hajri po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati.
Seanca e ditës së sotme në GJKKO u shty pasi avokati i Hajrit kërkoi kohë të përgatitet për konkluzionet përfundimtare.
Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz.
Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa 11 ditë hetime intensive e çuan policinë në një resorti në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.
Për pengmarrjen uniformat blu arrestuan 4 persona: Olsi Turja dhe Bajram, Elton e Leonard Hajri të gjithë nga Shijaku.
Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.


