Lajme

Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë-Durrës

10/03/2022 09:09
nga:G B

Një person është rrëmbyer ditën e djeshme, në autostradën Tiranë-Durrës.

Abc News raporton se rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 18:00 në afërsi të Mamurrasit, mes Sijahkut dhe Sukthit.

Sipas burimeve, personi i rrëmbyer ka pasur precedent penal për trafikim të lëndëve narkotike.