Tre persona të panjohur kanë rrëmbyer një person në Drenas derisa i njëjti ishte duke punuar në lokalin e tij, raporton Gazeta Blic.
Të njëjtit e kanë marrë me dhunë viktimën dhe e kanë dërguar në pyll ku e kanë sulmuar dhe shkaktuar lëndime.
Viktima ka arritur të largohet dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Njoftimi i plotë:
Gllogoc 23.08.2021–19:30. Viktima mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të pa njohur për viktimën e kishim mare me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime , dhe më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar. Të njëjtit ju është ofruar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar .


