Lajme

Rrëmbehen edhe dy gra serbe në veri, dërgohen në Serbi

12/20/2022 17:02
nga:G B

Dy gra të komunitetit serb janë rrëmbyer në veri të vendit. Ato dyshohet se janë rrëmbyer nga agjentë sekret të Serbisë.

Burime të KosovaPress-it bënë të ditur se të dy viktimat janë nëna.

Mësohet se rrëmbimi i tyre ka ardhjur si pasojë e qërimit të hesapeve mes bandave kriminale serbe dhe interesave politike.

Po sot, KosovaPress ka raportuar se në veri të vendit janë rrëmbyer edhe katër persona të tjerë, e të cilët janë dërguar menjëherë në Serbi.