Showtime

Rregullimi i dhëmbëve ‘ilaqi’ për ndryshimin drastik të VIP-ave shqiptar

04/29/2021 12:37
nga:Genita C

Që vip-at shqiptar të pranojnë operacionet plastike është diçka shumë po shumë e pazakontë.

Operacionet plastike në fytyrë tek disa mund të vërehen dukshëm, e disa nga vip-at janë përkujdesur aq mirë sa që rrallë mund të gjendet në rrjet ndonjë foto e tyre para ndërhyrjeve, shkruan GazetaBlic.

Por kur është puna tek rregullimi i dhëmbëve kjo vërehet dukshëm.

Luana Vjollca është një nga personazhet më të përfolura dhe komentuara të showbiz dhe jo vetëm prej karrierës së saj por edhe për pamjen e saj seksi.

Edhe pse nuk ka folur asnjëherë për operacionet plastike, këto pamje e konfirmojnë më së miri.

Aktori shqiptar, Bes Kallaku, ka ndryshuar pamjen e tij përmes rregullimit të dhëmbëve e sipas ndjeksëve ky është vendimi më i miri që ka marrë ai.

Ndryshimi i dukshëm vërehet edhe në pamjen e Xhensila Myrtezaj.

Rrugëve të Luana Vjollcës shkoi edhe motra e saj, Marina, ku në këto fotografi vërhet se moderatorja nuk ishte shumë e kënaqur me pamjen e saj./GazetaBlic/