Showtime

Rrëfimi tronditës i Melisës: Jam ngacmuar seksualisht kur isha pesë vjeçare

02/20/2023 23:32
nga:Lorik J

Melisa sonte ka treguar një rrëfim tronditës sonte në “prime” të “Big Brother VIP Kosova”.

Ajo ka zbuluar se kur ishte pesë vjeçare u ngacmua seksualisht.

“Jam ngacmuar seksualisht kur isha 5 vjeçe nga një mashkull plot epsh, por fatmirësisht nuk jam përdhunuar”, është shprehur ajo.

Melisa këtë e ka ndarë me banorët, publikun dhe të gjithë familjarët.

Ajo paraprakisht u kërkoi falje familjarëve që nuk ua ka treguar kurrë këtë më parë.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer problemet që ka pasur gjatë jetës me ankthin, me kujdesen e shumë probleme tjera.