Showtime

Rrëfimi prekës i Xheisares: Donin të më fejonin kur isha e vogël, familjarët më hodhën në rrugë

01/16/2022 19:46
nga:Donika Fetahu

Eksperienca e saj në “BBV” ka vetëm një javë por po pëlqehet mjaft nga publiku, Xheisara Frisku.

Rrëfimi i saj plot emocione përloti të gjithë, shkruan GazetaBlic.

Që e vogël dëshira për tu bërë këngëtare ishte e madhe, por nuk e kishte pasur përkrahjen e familjes, ata donin ta fejonin në moshë të vogël ku pas këtij vendimi, këngëtarja kishte vendosur të ikte nga familja.

“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kam ik 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Edhe kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë”, u shpreh ajo./GazetaBlic/