Lajme

Rrëfimi i të riut nga Prishtina që merret me kriptovaluta- Fitimi në muaj arrin deri në 500 dollarë!

05/28/2021 22:01
nga:Y I

Një përdorues i kruptovalutave, në kushte anonimiteti,  ka thënë dokumentarin “Expose” se në Kosovë ja vlen të merresh me kriptovaluta sepse ka disa makineri të prodhimit të tyre që nuk shpenzojnë shumë energji.

Ai tutje tha se ka edhe makineri që shpenzojnë shumë dhe me to ia vlen të merresh vetëm në Veri ku vjedhet rryma.

“Puna e prodhimit të kriptovalutave ja vlen me u marrë në Kosovë krahasu me shtetet tjera, ka maqina që nuk shpenzojnë shumë energji elektrike. Ka edhe që shpenzojnë energji e ato nuk ja vlen me u lëshu, përvec në Veri apo ku vjedhet rryma, ku ka pasur aksione policore sepse në të kundërten bën vetëm dëm elektrik, derisa rigat ja vlen me u marrë për momentin sepse ka profit nga 200 dollarë në muaj deri në 500 dollarë, këta tre muajt e fundit që unë kam fillu me u marrë me mining” tha ai për dokumentarin “Expose”