Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka rrëfyer një takim të pakëndshëm me kryeministrin Kurti.
Ai ka theksuar se në takimin e mbajtur muaj më parë, ku pos tij ishin edhe drejtuesit e sindikatave tjera, ku Kurti kishe përdorur një gjuhë urryese, raporton Gazeta Blic.
Ai në “Politiko” në Kanal 10, ka treguar momentin ku Kurti drejtuesit të Sindikatës së Policisë i kishte thënë se ai është njeri i PDK-së.
Madje, i tha atij se sa policë janë vrarë para dhe sa pas pavarësisë.
Syla tregoi se si i ishte drejtuar atij.
”Ju keni lidhur marrëveshje me fashistë”, duke iu referuar marrëveshjeve të sindikatave me Thaçin, Veselin e Haradinajn, kujtoi Syla bisedën e Kurtit, raporton Gazeta Blic.
Pas kësaj, shtoi ai se ka reaguar duke i thënë “se edhe ata janë shqiptarë”.
”Ata nuk janë shqiptarë, janë Sinan Hasani, Ali Shukriu…”, i ishte kundërpërgjigjur Kurti, ku në takim ishte edhe ish- ministri i Financave, Besnik Bislimi.
Pas këtij diskutimi, sipas Sylës më nuk kishte hapësirë për negociata.
Syla publiksht është zotuar se nëse Qeveria e zbaton Ligjin e Pagave ose bën rritje 50% të pagave, atëherë menjëherë do të jap dorëheqje.
Ndiqeni emisionin e plotë: