Lajme

Rrëfimet e dëshmitarëve për arrestimin e Dardan Krivaqës

08/24/2021 20:21
nga:Q R

Disa banorë të fshatit Dardani të Ferizajt kanë ndihmuar në arrestimin e Dardan Krivaqa, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani.

Njëri nga dëshmitarët për Klan Kosova tha se e kanë vërejtur duke lëvizur me biçikletë në afërësi të fshatit Sojevë e më pas i janë vënë në ndjekje duke lajmëruar menjëherë edhe Policinë e Kosovës.

“192-shi më thanë të mos bëjë diçka, ngase është njeri i rrezikshëm”, tha qytetari që nuk deshi të identifikohej.

Tutje ai tregon se Krivaqa kishte tentuar t’ju ikë, pasi ishte rrëzuar nga biçikleta kur aksidentoi veturën personale të një polici që ishte aty jashtë detyrës zyrtare.

Një banorë tjetër që ndihmoi rrëfen se i dyshuari kishte tentuar të largohet përmes oborrit të tij.

”Ka hy përmes oborrit tim, shihet ku ka kcy e u fsheh tek shtëpia e vëllait”.

E gjithë këto tentativa për tu arratisur i shkaktuan Krivaqës disa lëndime të lehta, që sipas mjekut që e kontrolloi në stacionin policor janë gërvishje.

Dardan Krivaqa ishte në kërkim që nga e diela si i dyshuar kryesor për vrasjen e 18 vjeçares, pas arrestimit në paraditën e së martës i’u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orë.