Showtime

‘Rrëfim te vëllai’/ Beatrix vendos të zbulojë gjithçka, nga lidhja me Donaldin dhe se çfarë po kalon tani!

11/22/2022 15:51
nga:G B

Këngëtarja Beatrix Ramosaj vazhdon të mbetet në vëmndjen e publikut.

Ramosaj do ta rrëfejë të gjithë historinë e saj në një mënyrë shumë të veçantë. Trixa nuk ka pranuar gjithë këtë kohë të prononcohet në ndonjë emision mbi historinë e saj të bujshme, por mesa duket ajo ia ka lënë ekskluzivitetin emisionit të vëllait të saj Alban Ramosajt.

Burime për “Prive” kanë bërë me dije se Albani do të marrë një pauzë nga muzika, për të qenë pranë fansave të tij këtë herë si moderator në një emision që do të realizojë në kanalin e tij të “Youtube-it”.

E ftuara e parë sigurisht që do të jetë Beatrix Ramosaj, e cila do të thyej heshtjen mbi jetën e saj personale, kjo është edhe arsyeja pse këngëtarja ka refuzuar të japë intervista. Në këtë intervistë Trixa pritet të zbulojë gjithçka pas lajmeve të shumta për të, pjesëmarrjen në BB VIP dhe lidhjen me Donaldin.