Sporti

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend

04/26/2024 23:15
nga:E K

Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në ‘Blic Interview’ prodhim i GazetaBlic ka kthyer kohën prapa duke kujtuar momentet e tij më të mira në karrierën e pasur si trajner në futbollin kosovar.

Munishi i cili prej kohësh nuk e kemi parë në stolin drejtues të ndonjë ekipi kosovar, ka kthyer kujtimet e tij më të mira në klubet ku ka menaxhuar dhe ka pasur suksese të shumta.

Përveç Vushtrrisë, Ballkani dhe Prishtina veçohen nga Munishi si klubet që i kanë dhënë më shumë emocione për shkaqe të ndryshme. Prishtina për shkak të rimëkëmbjes së klubit pas vështirësive e Ballkani për arsye të mundësive dhe lojës së bukur.

“Padyshim, Ballkani, për shkak të lojës dhe Prishtina për shkak të vështirësive dhe rimëkëmbjes që e kemi krijuar, si djalë i Prishtinës e kam ndi veten shumë krenar, kur i kam pa gjithë shokët e miqtë që kanë ardhë me më pa në stadium, sepse me të vërtetë nuk e kam pritur një “feedback” të tillë – që me pas shikueshmëri aq të madhe. Klubi i Prishtinës më herët edhe ka dal kampion, por s’kanë pas shikueshmëri kaq të madhe. E kam pa që edhe shokët edhe njerëzit e Prishtinës më kanë pranu shumë mirë kur jam bë trajner”, tha Munishi për Blic Interview.

Munishi cilëson lartë edhe tifogrupet kosovare ku dallon ‘Plisat’ si grupacionin më të mirë të tifozërive në Kosovë.

Sipas tij, Plisat kanë dhënë kontribut të madh në tifozëri me mesazhet e tyre patriotike.

“Tifozëria më e zjarrtë në Kosovë? Plisat. Është edhe “Forca” e Vushtrrisë, Skifterat, Intelektualët, poashtu edhe Torcida janë shumë të organizuar, ne po i shohim edhe ndeshjet e basketbollit, në futboll më pak. Por, Plisat janë fantastikë edhe kanë dhënë mesazhe patriotike e shumë domethënëse dhe kanë kontribut të jashtëzakonshëm”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

12/21/2024 19:47

Gjini: Qytetarët janë zhgënjyer nga Kurti – rruga e tij është e keqe për Kosovën