Patrice Evra ka folur për momentin kur ai frenoi dëshirën për t’u përballur me Luis Suarez në një rrugë qendrore të Manchesterit.
Në vitin 2011, ish-sulmuesi i Liverpool u akuzua se kishte përdorur një sharje racore kundër Evra gjatë një ndeshjeje kundër Manchester United në Anfield, përcjell GazetaBlic Sport.
Suarez më vonë mori një gjobë prej 40,000 funte nga FA për veprimet e tij, si dhe një dënim me tetë ndeshje.
Pavarësisht vendimit, Liverpool më vonë mbështeti Suarezin pas incidentit duke u ngrohur për një ndeshje të Premier League në Wigan duke veshur bluza me një foto të Suarezit në pjesën e përparme dhe emrin dhe numrin e tij në anën e pasme.

Klubi gjithashtu lëshoi një deklaratë duke thënë se ata ishin “të tronditur dhe të zemëruar” me vendimin e FA.
Që kur ndodhi incidenti, ish-mbrojtësi i majtë i Manchester United, Evra, ka zbuluar se ndihej i lënduar duke parë lojtarët e Liverpoolit duke u ngrohur me bluza në mbështetje të sulmuesit uruguaian.
Dhe francezi ka folur më shumë për Suarez në një podcast të fundit.
40-vjeçari foli për kohën kur pa Suarezin duke ecur në rrugët e Mançesterit dhe ishte gati të konfrontohej me të derisa të shihte gruan dhe fëmijët e tij pas tij.
“Unë e shikova atë duke ecur dhe thash ‘kjo është, ky është momenti’.
“Ai po vazhdonte të ecte kur pas tij pashë fëmijët dhe gruan e tij. Dhe ktheva shpinën.
Thash me vete ‘nëse ballafaqohesh me të nuk mund ta bësh këtë para familjes së tij.” Kështu që nuk pendohem sepse mendoj se do të kishte përfunduar keq. Nuk bëra asgjë atë ditë”, deklaroi Evra.
/GazetaBlic Sport/


