Lajme

Deputeti i PDK-së i kërkon Gërvallës ta shkarkojë konsullin e Kosovës në Frankfurt: Pëlqeu postim ku Thaçi akuzohet për vrasje

01/12/2026 12:16
nga:Genita C

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, i ka bërë thirrje ministres në detyrë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, që të shkarkojë menjëherë një konsull për, siç tha ai, pëlqimin e postimeve të propagandës serbe dhe të Gjykatës Speciale, raporton GazetaBlic.

Behrami paralajmëroi se mosveprimi do të nënkuptonte, sipas tij, rreshtim të Gërvallës me narrativën serbe, duke rikujtuar se në të kaluarën diplomatë janë shkarkuar edhe për shkelje më të vogla.