Sporti

Rrallë shihet në këtë situatë | Publikohen pamje të Messit duket ushtruar në palestër

01/17/2023 10:54
nga:Lorik J

Lionel Messi u rikthye te PSG si kampion bote me Argjentinën, por ky rikthim nuk i shkoi më së miri atij dhe kampionit francez.

Në vitin 2023, PSG humbi ndaj Lens dhe Rennes, duke e komplikuar kështu luftën për titullin kampion, kështu që situata në klub u bë dukshëm më e rëndë.

Në rrjetet sociale të klubit parisien është shfaqur një video e shkurtër e Messit duke u stërvitur në palestër.

Në një situatë, argjentinasi ngre pesha, gjë që ka habitur veçanërisht fansat e tij.

“Betohem se kjo është hera e parë që e shohim Messin duke bërë këtë”, shkroi një tifoz i Messit në Twitter.

Mbi 56,000 përdorues të Twitter u pajtuan me të dhe video e Messit u bë hit i menjëhershëm.

/GazetaBlic Sport