Lajme

Rrahu të miturin me aftësi të kufizuara, suspendohet polici në Kaçanik

12/01/2021 22:56
nga:M K

Është suspenduar nga puna një polic në Kaçanik, pasi kishte rrahur një të mitur me aftësi të kufizuara.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës në Facebook thuhet se ndaj Rr. M., zyrtar policor, stacioni policor në Kaçanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, më datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më herët në media ka qarkulluar një video ku shihet një pjesëtar i Policës së Kosovës duke ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri.