Lajme

Rrahu ish-gruan bashkë me burrin e saj, arrestohet prishtinasi

01/20/2026 09:55
nga:Sh R

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe burrin e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, derisa i dyshuari pas arrestimit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.