Lajme

Rrahu gruan, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Graçanicë

03/01/2026 10:13
nga:G B

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në Graçanicë.

Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:45.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë Policia.