Lajme

Rrahu bashkëshorten, arrestohet prizrenasi

07/21/2021 09:52
nga:Q R

Një person është arrestuar ditën e martë në Prizren, pasi që i njëjti ka rrahur fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur në ora 12:05.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dy familje u rrahën për Bajram, lëndohen nëntë meshkuj