Sporti

Rrahmani titullar, Vojvoda rezervist – Napoli dhe Como përballen në çerekfinale të Kupës

02/10/2026 20:10
nga:Mergim Rreci

Napoli dhe Como përballen sonte në çerekfinalen e Kupës së Italisë, në një ndeshje që pritet të ofrojë emocione dhe rivalitet të fortë.

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë tek skuadra e tij, kurse Mergim Vojoda është në bankën rezervë tek Como, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje shihet si një test serioz për të dyja skuadrat, të cilat synojnë një vend në gjysmëfinalen e madhe.

Ja formacionet zyrtare:

Napoli: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Juan Jesus; Mazzocchi, Lobotka, Elmas, Olivera; Giovane, Vergara; Hojlund

Como: Butez; Smolcic, Ramon, Diego Carlos, Valle; Perrone, Sergi Roberto, Caqueret; Addai, Nico Paz, Baturina

/GazetaBlic Sport/