Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmai, ka komentuar reagimet e VV-së në lidhje me Listen Serbe.
Ai ka bërë me dije se kjo është propaganda marksiste-leniniste, duke shtuar se VV-ja i i shërben Listes Serbe.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ky pushtet i ka jep 24 hektarë Manastirit të Deçanit dhe 146 mijë euro Dioqezës Rashkë.
“Qe çka bën propaganda marksiste-leniniste e këtij pushteti që i shërben Listes Serbe. I jep 24 hektarë Manastirit të Deçanit. I jep 146 mijë euro Dioqezës Rashkë. E pranon Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit, që është edhe më e keqe se “Zajednica” dhe fillon zbatimin e tyre. Bashkë me Listën Serbe qeverisin nga viti 2021 deri me 5 nëntor 2022 kur Lista serbe jep dorëheqje”, ka shkruar ai.


