Problemet e Antonio Contes te Napoli po shtohen pasi u bë e qartë se Matteo Politano dhe Amir Rahmani me siguri do të humbasin ndeshjen jashtë fushe kundër Copenhagen në Ligën e Kampionëve.
Kjo vetëm sa e thellon krizën për Antonio Conten, i cili nuk mund të mbështetet te Romelu Lukaku, Kevin De Bruyne, Andre Frank Zambo Anguissa, Billy Gilmour dhe Alex Meret.
Të dy dolën nga fusha me çal gjatë fitores 1-0 ndaj Sassuolos, duke vuajtur nga probleme muskulore.
Testet janë caktuar për të hënën, kur stafi mjekësor do të ketë një ide më të mirë për shkallën e lëndimeve të tyre dhe për sa kohë do të mungojnë.
Sky Sport Italia pretendon se të dy me siguri do të humbasin ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Copenhagenit.
Ata janë gjithashtu në dyshim serioz për ndeshjen e fundjavës së ardhshme në Serie A me Juventusin.
/GazetaBlic Sport


