Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka folur për akuzat e kryeministrit Kurti ndaj emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.
Ai në një intervistë për Gazeta Blic thotë se për largimin ose jo të këtij të fundit nga dialogu nuk mund të komentojë, pasi për këtë vendos BE-ja.
Rrahmani thekson e serbët kanë më së shumti të drejta në Kosovë në gjithë Evropën dhe kjo duhet të argumentohet.
“Po besoj se këto janë çështje të Bashkimit Evropian i cili i vendos përfaqësuesit e vet dhe s’më takon mua të komentoj. Ajo që është shumë e rëndësishme mendoj që është që secili përfaqësues në secilin institucion të bëjë maksimumin në mbrojtje të interesave të Republikës së Kosovës edhe në pozicione të tjera dialoguese që jemi, edhe zyrtarët tjerë deri tash kanë dhënë kontribut në dialog qoftë pozitiv, qoftë negativ dhe është mirë që të angazhohen secili ta kryejë punën e vetë sa më mirë që në fund edhe vetë kryeministri ta ketë punën më të lehtë në bindjen dhe atë që është e mirë e përgjithshme, pasi Kosova është vendi me më së shumti të drejta në Evropë për pakicat, por mendoj që kjo duhet të prezantohet, argumentohet e dokumentohet që madje komuniteti serb ka të drejtë më shumë se edhe komuniteti shqiptar dhe këto të drejta nuk ekzistojnë në asnjë vend të Evropës. Por së pari duhet unifikim i brendshëm, po e shoh që për shkak të një mos unifikimi, pozita e Kosovës në dialog është shumë më e dobët se sa po të kishim pasur unitet politik”, potencon ai për Gazeta Blic.
Sa i përket kërkesës për formimin e Asociacionit si pikë të parë, ai shprehet se Marrëveshjen e Ohrit e ka parë vetëm në pika të tradha.
“Marrëveshja e Ohrit ka qenë edhe për ne në pika të trasha dhe s’mund të komentoj shumë pa e parë çka në fakt parashihet në detaje, pasi në marrëveshje ndërkombëtare janë diferencat e vogla që e bëjnë dëmin dhe dobinë e madhe. Atyre duhet parë se cila do të jetë mënyra e zbatimit e çka përmbajnë, por vetëm në ato pika për mua është e pamundur komentimi i saj. Por shpresoj që kurdo që të përfundojë, duhet të vijë në Kuvend për ratifikim dhe edhe ne deputetët të kemi mundësi për analiza e kërkesa për ndryshime”, vlerëson deputeti.
Rrahmani kritikon opozitën, e cila thotë se është fajtore për situatën aktuale.
“Si opozita kanë të drejtë të kritikojnë mirëpo në këtë proces dhe në këtë situatë, faktorët kryesorë janë opozita, gjatë aktivitetit të tyre, sido që të jetë kjo pozitë, janë bashkë pjesëmarrës dhe mendoj se është goxha e kotë por edhe prej opozitës e pozitës të iniciohen procese që bëjnë unifikim të brendshëm, sepse këtu më i rëndësishëm është sovraniteti e integriteti i vendit, se sa pushteti”, deklaron deputeti Eman Rrahmani./Gazeta Blic/


