Edhe një deputet i Vetëvendosjes përkundër mbështetjes që po i bën vendimit të BQK-së për dinarin, po kërkon koordinim me të madh me bashkësinë ndërkombëtarë.
Deputeti Eman Rrahmani, i cili njihet për qëndrimet e tij shpesh edhe kundërshtues ndaj Qeverisë Kurti, ka thënë për “Expose” se secili veprim i Kosovës duhet të merret në pajtim me atë që e thonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk ka vendim për dinarin, por është Rregullorja e BQK-së, e cila është tash e shumë vite, mirëpo nuk ka qenë duke u zbatuar në gjithë Republikën e Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, qendrimi për zbatimin e rregullores nuk është vendim i ri por angazhim i institucioneve që të respektohet Rregullorja e BQK-së, që është tash e sa vite në fuqi.
“Vendimi është i drejtë dhe duhet të kemi parasysh se vendimet të cilat mund të kenë ndikim më të gjerë politik, duhet të ketë kordinim pak më të madh me bashkësinë ndërkombëtare dhe aleatët tanë që bashkëpunojmë si Republikë e Kosovës”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ai thotë se ky vendim nuk është marrë nga qeveria, por është një Rregullore e BQK-së e cila është nxjerr para shumë vitesh.
Sipas tij, anagzhime të tilla për zabtimin e kësaj rregulloreje duhet nje dakordimm, që të mos kemi situate te cilat mund të ketë ndikime negative në Republiken e Kosovës.
“Andaj është shumë e rëndesishme të kemi një dakordim me bashkësinë ndërkombëtare, rreth implementimit”, tha ai.