Sporti

Rrahmani: Nuk jemi të kënaqur me paraqitjet të cilat jemi duke i bërë, jemi të gjithë nervoz

11/14/2021 23:44
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët, të dielën në mbrëmje në stadiumin olimpik “Spyros Louis” në Athinë kanë barazuar me Greqinë, 1:1, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky ishte barazimi i tretë me Greqinë në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Sidoqoftë, kapiteni Amir Rrahmani nuk është i lumtur me ndeshjet e fundit, ashtu si e gjithë skuadra.

” Ishte një ndeshje që mund ta fitonim dhe ta humbasim. Kishim të dyja ekipet raste dhe nuk ishim të koncentruar maksimalisht të dyja skuadrat, pasi dëshira ishte të fitonim ndeshjen dhe kjo ka bërë që të lejojmë shumë hapësira. Besoj se barazimi ishte rezultat real pas asaj që treguam në këtë ndeshje”.

“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjet të cilat jemi duke i bërë, jemi të gjithë nervoz. Ky është karakteri im, mendoj se jemi një skuadër që mund të luftojmë për më lartë. Nuk ka më justifikime, duhet të ketë ndryshim pasi mund të janë kualifikimet e fundit apo të parafundit që jemi në këtë moshë kështu që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht”.