Lajme

Rrahmani në “Tregun e Gjelbër”: Aty bëhet puna më e ndershme për ekonomitë familjare

01/24/2025 11:48
nga:N K

Eman Rrahmani, bartësi i listës së Koalicionit për Familjen, ka thënë se sot e ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se aty bëhet puna më e ndershme për të krijuar e mbajtur ekonomitë familjare.

“Takuam fermerë dhe tregtarë që, me përkushtim dhe punë të palodhur, sigurojnë furnizimin e vazhdueshëm me produkte ushqimore për familjet tona”.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për të mbështetur çdo punëtor të ndershëm, duke siguruar që puna e tyre të jetë më efikase dhe ndikimi në ekonominë e vendit sa më i madh”,ka thënë Rrahmani.