Sporti

Rrahmani: Mezi pres të debutoj tek Rapid Bucuresti, jam shumë i emocionuar që jam këtu

08/07/2023 15:04
nga:Lorik J

Rapid e ka përforcuar sulmin me Albion Rrahmani, golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar në Superligën e Kosovës.

Në moshën 22 vjeçare, sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë të vlefshme për tre sezonet e ardhshme.

“Po ndihem shumë mirë. Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Unë dua t’ua dëshmoj vlerën time tifozëve dhe klubit sa më shpejt të jetë e mundur. Mezi pres të debutoj dhe të marr disa minuta”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

“Zgjodha Rapid për shkak të projektit që synohet të zbatohet këtu. Është një projekt shumë i mirë dhe e ndjeva se ishte më e mira të isha këtu”, tha Rrahmani për fcrapid.ro

Kujtojmë se ai u transferua tek klubi i Rapidit për 600 mijë euro.