Sporti

Rrahmani me paraqitje fantastike përsëri, Napoli triumfon ndaj Bolognas

10/28/2021 22:37
nga:Mergim Rreci

Napoli ka triumfuar ndaj Bolognas me rezultat 3 me 0.

Skuadra e Spallettit arriti fitoren dhe vazhdon të kryesoj renditjen tabelare në Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Napoli ishte shumë më i mirë se kundërshtari në këtë takim, por pati edhe fatin pasi që fitoi dy penallti gjatë ndeshjes.

Lorenzo Insigne i konkretizoi dy penalltitë e fituar me gol, kurse Fabian Ruiz shënoi një super gol poashtu.

Amir Rrahmani luajti 90 minuta në këtë takim, duke treguar paraqitje fantastike. Kapiteni i Kosovës ishte pothuajse i pakalueshëm në mbrojtje.

Pas dhjetë xhirosh, Napoli është në vendin e parë me 28 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e dytë.

/GazetaBlic Sport/