Amir Rrahmani e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2021.
Kjo gjë u bë publike në ceremoninë e organizuar nga FFK-ja, shkruan GazetaBlic Sport.
Në një video-lidhje, Rrahmani u shpreh shumë i lumtur për çmimin e fituar.
Rrahmani tha se ky vit ishte më i miri në karrierën e tij.
Ai theksoi se duhet të besojmë se Kosova në të ardhmen do të kualifikohet në Kampionatin Evropian ose Botëror.
“Faleminderit për besimin që ma keni dhënë! Për mua është një privilegj dhe një shtysë që të punoj edhe më shumë për të ardhmen. Po e mbyllim një vit jo edhe aq të mirë për kombëtaren sepse kemi pritur rezultate më të mira, por futbolli e ka kështu. Duhet të besojmë që në të ardhmen të kualifikojmë Kosovën në Evropian ose Botëror, pse jo. Për mua ka qenë viti më i suksesshëm, ndoshta më i miri në karrierën time, por besoj se është vetëm fillimi, pse kur arrin në këto nivele gjithmonë mundohesh të përmirësohesh sa më shumë. Faleminderit edhe njëherë për besimin dhe shpresoj që të kthehemi më të fortë në kualifikimet e ardhshme, ju përshëndes të gjithëve”.
/GazetaBlic Sport/


