Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani është prononcuar pas barayimit ndaj Interit.
“Inter-Napoli? Padyshim që luajtëm një ndeshje të shkëlqyer taktikisht. Krijuam raste, u mbrojtëm mirë, e menaxhuam mirë topin. Incidentet vendosën rezultatin, dhe me të drejtë. Sezoni do të jetë i gjatë, ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Mbulimi i Lautaro dhe Thuram? Natyrisht, ka duele individuale dhe ne kemi mënyrën tonë të mbrojtjes, por gjëja më e rëndësishme është se si e menaxhojmë fazën mbrojtëse si ekip”.
Kjo është ajo që mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, i tha Radio Crc në prag të ndeshjes kundër Parmës. “Është shumë e vështirë të menaxhosh lodhjen dhe të përgatitesh për ndeshje çdo tri ditë, por me stafin e trajnerëve dhe shokët e ekipit, po përpiqemi të kuptojmë më mirë duke parë video të kundërshtarit. Sot ishte e vetmja ditë që mund të provonim diçka përpara ndeshjes kundër Parmës”
“Mendoj se u përgatitëm mirë dhe nesër duhet të hyjmë në fushë me mentalitetin dhe qëndrimin e duhur për të marrë tri pikët. Hojlund po përmirësohet çdo ditë, ai është shumë i mirë në hapësirë, një tipar që e ka pasur gjithmonë. Mendoj se është përmirësuar në pozicionimin e tij, në mbrojtjen e topit dhe në ndihmën e ekipit për të ecur përpara”.

