Sporti

Rrahmani: Jam i lumtur për debutimin me gol, s’mund të shkonte më mirë

08/28/2024 15:21
nga:Lorik J

Sparta Pragës ka fituar dje ndaj Malmos me rezultatin 2-0, për të siguruar një vend në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani debutoi dje me Sparta Pragën dhe ishte fantastik, duke realizuar gol pas 14 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, ai potencoi se nuk mund ta imagjinonte një nisje më të mirë.

“Ndeshja e parë, goli i parë dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve… Nuk mund të ishte më mirë për mua”, tha Rrahmani për Nova Sport pas fitores 2-0 të Spartës ndaj Malmo.

“Jam i lumtur për veten dhe për familjen time, të cilët sigurisht janë krenarë për mua”.

“Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe në grupet e Champions League”, ka shtuar Albion Rrahmani.

/GazetaBlic Sport